Kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, sot ka mbajtur takimin e rregullt javor me Këshillin e drejtorëve, ku është njoftuar me zhvillimet dhe punët që po kryhen në të gjitha drejtoritë.

Nga drejtoria e Bujqësisë u tha se me të madhe po punohet në hapjen e rrugëve fushore, nëpër fshatra të Komunës sonë, si dhe janë afër përfundimit ndërtimi i serrave, kurse tenderi rreth shtallave do të dal së shpejti.

Ndërsa nga Drejtoria e Inspeksionit u raportua për punën në teren, përkatësisht për aksionin e inspektimit në lokalet e Qendrës Zejtare nr 2.

E drejtoria e Shërbimeve publike ka raportuar se janë në proces të ndërtimit rrugët e 13 fshatrave të Komunës sonë, ndërsa kanë përfunduar punimet në asfaltimin e rrugës Reqan – Bukosh dhe në fshatin Maçitevë.

Pas raportimit të drejtorëve, kryetari Muharremaj, ka dhënë detyra dhe obligime tjera për ditët në në vazhdim.