U mbajt konsultimi publik për projekt-rregulloren e menaxhimit të mbeturinave në Suharekë
08.05.2026
Në sallën e Kuvendit Komunal të Suharekë është mbajtur sot konsultimi publik për projekt-rregulloren mbi menaxhimin e mbeturinave në territorin e komunës.
Në këtë takim morën pjesë qytetarë, asambleistë të Kuvendit Komunal, përfaqësues institucionesh dhe palë të tjera të interesuara, të cilët paraqitën vërejtjet, sugjerimet dhe propozimet e tyre lidhur me përmbajtjen e projekt-rregullores.
Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e kësaj projekt-rregulloreje për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave dhe funksionimin më efikas të shërbimeve publike në komunë.
Përfaqësuesit komunalë bënë të ditur se të gjitha rekomandimet e pranuara gjatë konsultimit do të shqyrtohen para finalizimit të dokumentit.
