U ftuan nga Rashiq, Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi vizitojnë Brezovicën

29.12.2023

Me ftesën e ministrit për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ai i Administrimit të  Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi në mesditën e së premtes vizituan qendrën e skijimit në Brezovicë. Sipas Rashiq, ky takim është një takim miqësor por edhe një mundësi për të planifikuar projekte për Brezovicën, […]

U ftuan nga Rashiq, Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi vizitojnë Brezovicën Foto: Ilustrim

Me ftesën e ministrit për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ai i Administrimit të  Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi në mesditën e së premtes vizituan qendrën e skijimit në Brezovicë.

Sipas Rashiq, ky takim është një takim miqësor por edhe një mundësi për të planifikuar projekte për Brezovicën, ku synim i tanishëm sipas tij, mbetet parkingu si një ndër “sfidat më të mëdha” në Brezovicë.

Po ashtu Rashiq deklaroi se kjo gjendje është si pasojë e keqorganizimit dhe mungesës së punimeve nga ana e Komunës së Shtërpcës.