U bllokohen llogaritë bankare pronarëve të lojërave të fatit për 30 ditë

  • 05.04.2019, 15:32

Ditë më parë për 72 orë pronarëve të lojërave të fatit iu kishin bllokuar llogaritë bankare, me urdhër të prokurorisë, ndërsa nga dje bllokimi i xhirllogarisë së tyre iu është vazhduar edhe për 30 ditë.

Istref Veliu, Kryetar i Shoqatës së lojërave të fatit, në një prononcim për Express theksoi se pronarët e lojërave të fatit nga ky muaj nuk kanë mundësi të kryejnë asnjë shërbim bankar, sepse llogaritë e tyre private dhe biznesore janë bllokuar për 30 ditë.

Sipas Veliut për bllokimin e llogarive për 30 ditë, pronarët e lojërave të fatit janë njoftuar nga banka.

Po ashtu ai tha se ende nuk kemi marrur përgjigje nga institucionet përkatëse se pse po vazhdohemi të jemi të penalizuar.

Kujtojmë se Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar projektligjin që ndalon të gjitha lojërat e fatit në territorin e Kosovës.

ATK-ja ka mbyllur qindra lojëra të fatit deri më tani në gjithë vendin, si dhe ka bërë konfiskimin e aparateve të shumta që ndodheshin nëpër këto lokale.

Deri tek vendimi për mbylljen e lojërave të fatit për 10 vjet, erdhi pasi që në Komunën e Suharekës dhe asaj të Lipjanit ndodhën dy vrasje në lokale të kazinove, ku humbën jetën në vendin e tyre të punës.

Të tjera