Fationa Kabashi
16.06.2019, 13:04

TVSh-ja për importimin e kafshëve nga 1 korriku vetëm 8 përqind

Ministria e Financave përveç lirimit nga tatimi doganor të kafshëve për disa kategori që e lejon ligji i tatimit mbi vlerën e shtuar në fuqi, ka marrë vendim për ta ulur tatimin e vlerës së shtuar për importimin e shtazëve nga shkalla 18 % sa është sot, në 8 %, me të vetmin qëllim që të ndihmohen qytetarët dhe fermerët që të importojnë kafshë në vendin tonë me kosto sa më të ulët.

Këshilltari i Ministrit të Financave, Lulëzim Rafuna për KosovaPress, thotë se kafshët të cilat importohen në Kosovë janë të liruara nga tatimi doganor ose nga shkalla 10 përqind, ndërsa  ministri i MF, Bedri Hamza në bazë të kompetencave që ia lejon ligji për tatimin e vlerës së shtuar, ka marrë vendim që nga 1 korriku i muajt të ardhshëm të përshkallëzohet TVSh-ja për importimin e shtazëve nga 18 përqind në 8 përqind.

Rafuna thotë se gjatë analizave në Ministri të Financave është konstatuar se edhe në sektorin e bujqësisë përkatësisht te blegtoria, importimi i kafshëve duhet liruar nga tatimi doganor me qëllim që t’iu mundësohet të gjithë qytetarëve dhe fermerëve që me kosto sa më të ulët të kenë mundësi të importojnë kafshë në vendin tonë me qëllim të zgjerim të kapaciteteve të tyre prodhuese.

LEXO PO ASHTU:  Dorëzohet peticioni me mbi 10 mijë nënshkrime për heqjen e homologimit

Rafuna thotë se përfitimet nga lirimi doganor përshkallëzimi i TVSH-së, janë të mëdha për bizneset prodhuese. Sipas tij, nga fillim viti i 2018-ës, është marrë vendim për lirim nga tatimi doganor dhe tatimi i akcizës për bizneset prodhuese në Kosovë. Këto lirime kanë të bëjnë me lëndën e parë, gjysmë produktet, linjat e prodhimit, pajisjet e TI-së, lëndët ndihmëse të cilat marrin pjesë në procesin e prodhimit dhe pjesët rezervë për linjat e prodhimit.

Ndërsa, fermerët bujqësor që janë importues të kafshëve kanë mirëpritur këtë vendim qeveritar.

Sipas Rafunës, përmes ligjit i cili është në Parlamentin e Kosovës, do të lirohen nga tatimi i vlerës së shtuar lënda e parë që prodhohet në vendin tonë për prodhues, do të thjeshtëzohen procedurat e kthimit të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe çka është më thelbësorja që ndodhë për herë të parë në vendet e rajonit tonë, fillimi i mbledhjes së TVSH-së nga kufiri në import në brendi të vendit.

Potenciali dhe kushtet që ofrojnë bizneset e Suharekës

Produktet gjithmonë janë prodhuar me një pasion të madh për luksin dhe rehatinë si dhe në përshtatje me prirjet më të fundit të dizajnit.

Këshilltari i ministrit Bedri Hamza, ndër të tjera pohon se me ligjin e ri të administratës dhe procedurave, do të themelohet bordi i ri, i cili do t’i shqyrton me kohë shumë më të shkurtër të gjitha ankesat e bizneseve për të mos pasur nevojë të pritet me vite shqyrtimi i tyre.