Turizmi kosovar do të promovohet në panairin e Berlinit

03.03.2024

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njofton se nga data 05 deri 07 mars 2024, pesë kompani të sektorit të turizmit nga Kosova do të marrin pjesë në Panairin ndërkombëtar të turizmit “ITB Berlin 2024” që do të mbahet në Berlin të Gjermanisë.

Turizmi kosovar do të promovohet në panairin e Berlinit

Në këtë panair, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) për kompanitë nga vendi ynë ka siguruar një hapësirë ekspozuese.

Ky panair është mundësi e mirë që kompanitë kosovare të prezantojnë ofertat e tyre turistike si dhe mundësitë që i ofron Kosova në përgjithësi në fushën e turizmit.

LEXO EDHE:  Shqipëria renditet e 5-ta ndër vendet me rrugët më të këqija për turistët

“Njëherësh kompanitë pjesëmarrëse  nga Kosova mund të njihen me trendet e industrisë ndërkombëtare të turizmit si dhe të krijojnë bashkëpunime të reja. Shtandi i Kosovës është në pavijonin 1.2, stenda 211”, njofton MINT.

Etiketat