Tuneli i Kalimashit i kalueshëm dhe i sigurt, Meta falënderon Kosovën

10.08.2021

Kështu ka njoftuar presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta teksa ka falënderuar për angazhimin në shuarjen e zjarreve Zjarrfikësit e Kukësit dhe Kosovës. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë të ditur se tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt dhe njëkohësisht ka falënderuar për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të […]

Tuneli i Kalimashit i kalueshëm dhe i sigurt, Meta falënderon Kosovën Foto: Ilustrim

Kështu ka njoftuar presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta teksa ka falënderuar për angazhimin në shuarjen e zjarreve Zjarrfikësit e Kukësit dhe Kosovës.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë të ditur se tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt dhe njëkohësisht ka falënderuar për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës. 

Në anën tjetëe Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë Niko Peleshi është deklaruar në lidhje me gjendjen mbi zonën e tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e erës që ka fryrë në orët e pasdites ka një përhapje të flakëve në një sipërfaqe më të madhe dhe u ka bërë thirrje udhëtarëve të tregojnë kujdes gjatë kalimit në këtë zonë.

Edhe institucionet në Kosovë kanë kërkuar mobilizim urgjent të ekipeve të zjarrfikësve tanë për t’i ndihmuar autoriteteve lokale të Kukësit në luftimin e zjarreve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Qendra Operative e MPB-së, në bashkëpunim me atë të AME-së, kanë përgatitur trupat për dislokim në Republikën e Shqipërisë, konkretisht në Qarkun e Kukësit për mbështetjen e autoriteteve vendore në luftimin e zjarreve. Jemi në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet dhe sapo kanë arritur atje ekipet e para të zjarrfikësve sipas kërkesave.