Trusti njofton se çfarë të dhëna duhet pasur për të aplikuar për tërheqjen e 10%
Sot Kryemninistri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami janë takuar me përfaqësues nga TRUSTI dhe BKQ. Në një konferencë për media kryesuesi i bordit drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale, Ruzhdi Morina ka thënë se për të aplikuar për tërheqjen e 10-përqindëshit duhet të japin vetëm numrin personal dhe atë llogarisë […]
Sot Kryemninistri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami janë takuar me përfaqësues nga TRUSTI dhe BKQ.
Në një konferencë për media kryesuesi i bordit drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale, Ruzhdi Morina ka thënë se për të aplikuar për tërheqjen e 10-përqindëshit duhet të japin vetëm numrin personal dhe atë llogarisë bankare.
Ai gjithashtu njoftoi se janë duke punuar 24 orë për ta vënë në dispozicion këtë faqe.
Gjithashtu, kryeministri Hoti ka njoftuar se të premtën prej orës 15:00 do të hapet ueb-faqja për aplikim për tërheqjen e 10-përqindëshit.