Trusti mund të mbetet edhe disa muaj pa bord, për shkak të Kuvendit
Komisioni parlamentarë për buxhet dhe financa, e ka shtyre propozimin për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të shtyhet pas datës 23 qershor, ngase mungon mendimi i Qeverisë për këtë çështje. Sipas ligjit kryeministri duhet paraprakisht të jap mendim për anëtarët e Bordit, më pas emrat e kandidatëve shqyrtohen në […]
Komisioni parlamentarë për buxhet dhe financa, e ka shtyre propozimin për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të shtyhet pas datës 23 qershor, ngase mungon mendimi i Qeverisë për këtë çështje.
Sipas ligjit kryeministri duhet paraprakisht të jap mendim për anëtarët e Bordit, më pas emrat e kandidatëve shqyrtohen në komisionin e lartë përmendur dhe propozohen në kryesi e cila më pas vendos se kur i procedon në për seancë për votim.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit, Armend Muja.
Ka më shumë se një javë prej kur ministri e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ia propozoi Kuvendit për emërim 5 kandidatë për anëtarë profesionalë të Bordit Drejtues të FKPK-së.
Në konkursin për këto pozita ishin pranuar 60 aplikacione. Pesë kandidatët e përzgjedhur për anëtarë profesionalë të Bordit Drejtues të FKPK-së propozohen pas përfundimit të intervistave dhe kryerjes së verifikimeve të nevojshme. Emrat e kandidatëve të propozuar si dhe pikët e tyre nga intervistimi janë të paraqitura në vijim:
Emanuel Bajra (26,7 nga 30 pikë maksimale)
Shpresim Vranovci (26,0 nga 30 pikë maksimale)
Mimoza Mustafa (25,7 nga 30 pikë maksimale)
Cyril Demaria-Bengochea (20,7 nga 30 pikë maksimale)
Trim Shala (20,3 nga 30 pikë maksimale)