Trusti, investimet po kthejnë miliona euro

Nga janari e deri në shtator të këtij viti ka realizuar kthim pozitiv në investime në nivel rekord Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.

15.11.2021 / Lajme

Trusti, investimet po kthejnë miliona euro
Foto: Ilustrim

132.7 milionë është kthimi pozitiv për këtë periudhë i m jeteve të investuara nga Trusti, kjo sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

Pavarësisht tërheqjes së mjeteve nga kontribut-dhënësit në nivel prej 10 përqind, mundësi e cila u përmbyll në fillim të tremujorit të dytë, gjithsej asetet e sektorit pensional shënuan rritje vjetore prej 7.5 përqind në qershor 2021 dhe arritën vlerën prej 2.16 miliardë euro.


truktura e aseteve e FKPK-së përbëhet kryesisht nga mjetet e investuara jashtë vendit, por që pesha e tyre gradualisht është zvogëluar kundrejt rritjes së peshës së mjeteve të investuara në vend.

Rreth 72.3 përqind e mjeteve të FKPK-së janë të mbajtura jashtë vendit. Saktësisht, në vlera monetare, rreth 1.50 miliardë euro janë të alokuara në fonde të përbashkëta investuese dhe 57.6 milionë euro janë para në transit.

Pse të shkojmë tek mjeku kur ndihemi mirë?!

Mjekët këshillojnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore çdo 6 muaj apo 1 vit në çfarëdo moshe të jeni, mirëpo pas kalimit...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *