Trusti humb 52 milion euro si shkak i pandemisë

Edhe Fondi i Kurimeve Pensionale – Trust-i, është goditur nga pandemia Covid-19, duke humbur kështu mbi 50 milionë euro, krahasuar me 110 milionë euro sa ishin humbur në fillim të shfaqjes së pandemisë.

Këtë e ka konfirmuar guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, i cili po ashtu pret nga kjo krizë që të ketë rënie të investimeve të huaja direkte dhe të konsumit në vend.

Një pjesë e kontributeve pensionale të qytetarëve të Kosovës, janë të investuara në tregjet ndërkombëtare, dhe kështu ky fond mbetet mjaft i rrezikuar për shkak të virusit që ka prekur edhe ekonomitë e shteteve botërore. Mjetet e Trustit deri para pandemisë kishin arritur rreth 2 miliardë euro si fond në tërësi.

Mehmeti në një intervistë për KosovaPress ka folur edhe për takimin me ministrin e Financave dhe Transfereve, për rimëkëmbjen ekonomike.

Ai po ashtu ka veçuar se vetëm të enjten, bankat komerciale në vend kanë lëshuar kredi 1 milion euro kredi, që sipas tij, kjo është mjaft pozitive.

Pandemia ka goditur edhe tregjet ndërkombëtare. Me të dhënat e fundit që i kemi, humbja e mjeteve të Trustit ose Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës janë diku në shumë prej 52 milionë euro, krahasuar me mbi 110 milionë euro sa ishin humbur në fillim të shfaqjes së pandemisë. Pra, kemi një rikuperim të humbjeve të Trustit dhe siç mund të shihet kemi një përmirësim të performancës. Presim të kemi rënie edhe tek investimet e huaja direkte dhe të konsumit. Këto janë aktivitetet kryesore që e kanë karakterizuar rritjen ose financimin e rritjes ekonomike në Kosovë. Normal që presime dhe rënie të kërkesave dhe në rënien e kreditimit që njëkohësisht është një prej faktorëve kryesor që ka ndikuar që ka financuar rritjen ekonomike në vend. Duhet potencuar një fakt, se vetëm dje janë lëshuar 1 milionë euro kredi të reja. Kjo është mjaft pozitive dhe është lajm i mirë. Ka filluar që të kthehet normaliteti në banka dhe të lëshojnë kredi të reja gjë që është shumë pozitive”, thotë Mehmeti.

RAPORTO