Trump i shkruan letër Hotit: Mezi pres që të vazhdojmë forcimin e partneritetit në mes kombeve tona

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ditë më parë ka pranuar një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ku Trump përmes kësaj letre ka falënderuar Hotin që ka marrë pjesë në takimin në Shtëpinë e Bardhë.

“E vlerësoj angazhimin tuaj të palëkundër për të siguruar stabilitet dhe paqe në Ballkan dhe në botë. Mezi pres që të vazhdojmë forcimin e partneritetit në mes kombeve tona dhe ju përcjell urimet më të mira për ju dhe popullin e Kosovës” ka shkruar Trump për Kryeministrin Hoti.

Por nuk ka munguar as reagimi i Kryeministrit Hoti i cili ka falënderuar presidentin Trump për përkushtimin e tij.

“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA!”, ka shkruar Hoti në Facebook. 

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.