Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 64 testime tri qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 268,735.

Në total numri i rasteve aktive është 67.

Në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.964 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.630 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 105.111 doza të treta dhe 1,775 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.