Tri parti të reja pritet t’i shtohen Kosovës

Kosovës pritet t’i shtohen edhe tri parti të reja, ku nesër për këtë çështje nesër do të mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ku në rend të ditës ky komision nuk ka paralajmëruar ndonjë temë për mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi që më 22 gusht do të bëhet shpërndarja e Kuvendit.

Sipas Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, arsyeja e thirrjes së kësaj mbledhje është se do të bëhet shqyrtimi i tri rekomandimeve lidhur me regjistrimin e tri partive politike.

Sipas KQZ-së tri partitë që pritt t’i shtohen Kosovës janë, Partia Euroatlantike e Kosovës, Partia Balliste si dhe Partia Demokratike e Diasporës.

Para se të fillojë shqyrtimi i këtyre tri rekomandimeve, kryesuesja e mbledhjes së KQZ-së, Valdete Daka do ta vë në votim shqyrtimin dhe miratimin e procesverbalit të mbledhjes së KQZ-së.

“Rekomandim për rishqyrtim lidhur me Regjistrimin e Iniciativës Politike ‘Partia Balliste’; Rekomandim për Regjistrimin e Iniciativës Politike ‘Partia Euroatlantike e Kosovës’; dhe Rekomandim për Regjistrimin e Iniciativës Politike ‘Partia Demokratike e Diasporës’”, janë tri pikat që do të shqyrtohen, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Pikë tjetër e rendit të ditës është edhe njoftimi lidhur me rastet për Prokurorinë e Shtetit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2017.

RAPORTO