Tri interpelancat e Hotit, Mustafa i quan mësymje “kundër” tij

21.10.2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa tri interpelancat e kërkuara nga deputetët e LVV-së i ka quajtur mësymje kundër Hotit. Isa Mustafa përmes një postimi në facebook ka thënë se Ata që e vlerësojnë miqësinë dhe partneritetin me SHBA-të, sot janë me Kryeministrin. Postimi i plotë: Sot, tri interpelanca njëpasnjë në Kuvendin e Kosovës. Tri […]

Tri interpelancat e Hotit, Mustafa i quan mësymje “kundër” tij Foto: Ilustrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa tri interpelancat e kërkuara nga deputetët e LVV-së i ka quajtur mësymje kundër Hotit.

Isa Mustafa përmes një postimi në facebook ka thënë se Ata që e vlerësojnë miqësinë dhe partneritetin me SHBA-të, sot janë me Kryeministrin.

Postimi i plotë:

Sot, tri interpelanca njëpasnjë në Kuvendin e Kosovës. Tri mësymje kundër Kryeministrit Hoti.
Dy, kundër marrëveshjes dhe bashkëpunimit me SHBA-të dhe një, pse është shprehur se duhet të zbatohet Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për respektimin e Ligjit të miratuar me 2/3 e deputetëve, i cili ka krijuar detyrime ndërkombëtare të Kosovës.
Ata që e vlerësojnë miqësinë dhe partneritetin me SHBA-të, sot janë me Kryeministrin. Ata që ndajnë bindjen se Kosova duhet tu përmbahet marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Ligjit, si dhe partneritetit me BE-në, sot mbështesin sjelljen parimore dhe të përgjegjshme të Kryeministrit dhe Qeverisë Hoti!