Deri tani janë pastruar rreth 918 metra të korridorit kryesor, ndërsa në segmentet e nevojshme janë kryer punime për përforcimin dhe sigurimin e galerive. Punimet po vazhdojnë në drejtim të Trupit Xeheror 1, i cili vlerësohet të ketë rreth 600 mijë tonë xehe dhe një potencial ekonomik indikativ prej rreth 53.1 milionë eurosh.

Në kuadër të projektit po punohet edhe drejt Oxhaqeve 601 dhe 603, me synim lidhjen funksionale të infrastrukturës ekzistuese dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e mëtejshëm të aktivitetit minerar.

Sipas Trepçës, rivitalizimi i Horizontit VI synon rritjen e kapaciteteve, shfrytëzimin më efikas të infrastrukturës ekzistuese dhe zgjatjen e perspektivës së punës së Minierës së Artanës.