Trëndafilova: Specialja gjykon individët dhe jo Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

10.02.2024

Kryetarja e Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trëndafilova, ka thënë se gjykata që drejton gjykon përgjegjësinë penale të individëve dhe jo atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Trëndafilova: Specialja gjykon individët dhe jo Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës Foto: Ilustrim

 Trëndafilova ka thënë se aktakuzat e konfirmuara para Gjykatës Speciale janë ngritur kundër individëve dhe jo kundër UÇK-së.

“Kolegjet e specializuara janë gjykata dhe merren ekskluzivisht me përgjegjësi penale individuale. Kjo gjykatë nuk mund të përcaktojë përgjegjësinë e organizatave të tëra si UÇK-ja, apo grupeve etnike, për shembull.” tha Trëndafilova.

“Fakti është se aktakuzat e konfirmuara para Dhomës së Specializuar janë ngritur kundër individëve dhe jo kundër UÇK-së. Është gjithashtu tregues se viktimat, pjesëmarrja e të cilëve në procedurë u miratua, i përkasin të gjitha grupeve etnike, përfshirë shqiptarët dhe serbët”, ka thënë ajo për Kosovo Online.