Tremujori i fundit i 2020’s, bie indeksi i numrit të shitjeve neto në bar-restorante, rritet ai i të punësuarve

02.04.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Statistikave Afatshkurtra të Shërbimeve, për periudhën TM4 2020. Indekset e treguesve në tregti, në tremujorin e katërt (TM4) 2020, paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie për (-22.34%), krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (TM4 2019); […]

Tremujori i fundit i 2020’s, bie indeksi i numrit të shitjeve neto në bar-restorante, rritet ai i të punësuarve Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Statistikave Afatshkurtra të Shërbimeve, për periudhën TM4 2020.

Indekset e treguesve në tregti, në tremujorin e katërt (TM4) 2020, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie për (-22.34%), krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (TM4 2019);

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie për (-16.38%), krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (TM4 2019).

Indekset e treguesve në transport, magazinim dhe postë, në TM4 2020, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie për (-10.46%), krahasuar me TM4 2019;

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie për (-18.19%), krahasuar me TM4 2019.

Indekset e treguesve në bar-restorante, në TM4 2020, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie për (-21.89%), krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (TM4 2019);

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje për 15.01% në TM4 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (TM4 2019).

Indekset e treguesve në informacion dhe komunikacion, në TM4 2020, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje për 9.87% në TM4 2020, krahasuar me TM4 2019;

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie për (-18.70%) në TM4 2020, krahasuar me TM4 2019.