Tre të vdekur dhe 62 të shëruar nga COVID-19 brenda 24 ore

26.10.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë  janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm Pejë, Spitali i Përgjithshëm Prizren dhe Spitali i Përgjithshëm Gjakovë). Numri total i viktimave nga COVID-19 deri më tani ka arritur në 666. Numri […]

Tre të vdekur dhe 62 të shëruar nga COVID-19 brenda 24 ore Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë  janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm Pejë, Spitali i Përgjithshëm Prizren dhe Spitali i Përgjithshëm Gjakovë).

Numri total i viktimave nga COVID-19 deri më tani ka arritur në 666.

Numri total i rasteve pozitive është 18.148 raste nga 88.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 .

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.332.

Ndërsa në Komunën e Suharekës brenda 24 ore nga IKSHPK-ja nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me COVID-19.