Tre të vdekur dhe 48 të shëruar nga COVID-19

27.10.2020

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Spitali i Përgjithshëm Prizren dhe 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK). Numri total i rasteve pozitive është 18.345 raste nga 89.108 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 669 raste […]

Tre të vdekur dhe 48 të shëruar nga COVID-19 Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Spitali i Përgjithshëm Prizren dhe 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 18.345 raste nga 89.108 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 669 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 48 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.198 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.478.

Ndërsa, në Komunën e Suharekës nuk ka rezultuar asnjë rast i ri pozitiv me COVID-19.