Tre persona humbin jetën gjatë një aksidenti në Prizren, konfirmon Policia

Rreth orës 11:45 minuta të ditës së shtunë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në mes të një kamioni dhe një veturë të llojit ” Golf” në rrugën Prizren- Zhur, në dalje të tunelit të Autostradës, dhe se kanë humbur jetën tre persona të cilët ndodheshin në veturë.

Vdekjen e tyre e ka konfirmuar zyrtari për informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Vesel Gashi, i cili mes lotësh nga ky aksident tragjik thotë se vdekjen e viktimave e kanë konstatuar mjekët e repartit të Urgjencës në Prizren, duke mos dhënë hollësi të tjera rreth këtij rasti me fatalitet, transmeton TV Prizreni.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Ne kemi kontaktuar edhe drejtorin e Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu, të cilit ekipi mjekësor i Urgjencës i cili ndodhej në vendngjarje, ia ka konfirmuar gjithashtu konstatimin e tyre për vdekjen e personave që ndodheshin në veturë. Dyshohet, se viktimat janë tre të rinj nga fshati Zhur. 


RAPORTO