Tre pacientë në gjendje shumë të rëndë nga koronavirusi

28.03.2020

33 persona të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, që funksionon në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Për gjendjen e tyre ka folur infektologu, Salih Ahmeti. Ahmeti i ka thënë Gazetës Express se shtatë prej të infektuarve janë në gjendje të rëndë, sidomos tre prej tyre. “Aktualisht në […]

Tre pacientë në gjendje shumë të rëndë nga koronavirusi Foto: Ilustrim

33 persona të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, që funksionon në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Për gjendjen e tyre ka folur infektologu, Salih Ahmeti.

Ahmeti i ka thënë Gazetës Express se shtatë prej të infektuarve janë në gjendje të rëndë, sidomos tre prej tyre.

“Aktualisht në Infektivë janë të shtrirë 33 persona të infektuar. Gjendja e shtatë prej tyre është e rëndë, sidomos tre janë në gjendje shumë të rëndë. Janë duke u trajtu me terapi, tash ta shohim”, ka thënë Ahmeti për Express.