Tre komuna po kërkojnë kohë shtesë për regjistrimin e popullsisë
17.05.2024
Procesi i regjistrimit të popullsisë ka nisur nga 5 prilli i këtij viti, por që deri më tani, zyrtarisht tri komuna kanë kërkuar që data e përfundimit të mos jetë sot, 17 maji.
Komunat që kanë kërkuar kohë shtesë për regjistrimin e popullsisë janë Dragashi, Drenasi dhe Fushë Kosova.
Gjatë këtij procesi të regjistrimit të popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare, Agjencia e Statistikave të Kosovës e ka pasur edhe një pyetësor për dëmet e luftës.
Para tri ditëve, kryeministri i vendit, Albin Kurti, pati lajmëruar se deri më 14 maj janë regjistruar mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë rezident.