14.08.2019, 12:53

Trajneri i Majlinda Kelmendit i bashkohet AAK-së

Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka ka njoftuar publikun se i është bashkuar partisë së Ramush Haradinajt, AAK-së.

Parimet e mia në punë drejt sukseseve ishin dhe janë qëndrueshmëria dhe respektimi fjalës së dhanë!Virtyte këto të Kryeministrit në detyrë z.Ramush Haradinaj!

Këto parime ishin vendimtare që ti bashkohem që kontributin tim në sport por jo vetëm tash e tutje ta jap edhe përmes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës! Ka shumë gjëra në Kosovën tonë që duhet shtyrë përpara sidomos në sport e rini që kemi!

Kam miq në çdo parti politiike dhe parimi im është bashkëpunimi pët të mirë të vendit! Kosova mbi të gjitha …” ka shkruar Driton Kuka.

LEXO EDHE:  Shqetësuese: Bllokohet Merdarja, bashkatdhetarët po presin mbi 8 orë në kufi

E ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka shkruar se sot është jashtëzakonisht i nderuar me vendimin e Driton Kukës, një ndër heronjtë e sportit tonë, trajneri i suksesshëm dhe meritor që Kosova ka fituar qindra medalje të arta në xhudo, që t’i bashkohet familjes së madhe të Aleancës. I pakompremetuar në asnjë aspekt, ai pos që ngriti yjet e përmasave globale dhe arriti t’i sjellë Kosovës Medaljen e Artë Olimpike, është i biri i Ali Kukës, kryetarit të parë të nëndegës së AAK-së në Pejë “2 Korriku”. I lumtur që edhe një anëtar i familjes së respektuar atdhetare Kuka, po e vazhdon traditën me Aleancën. Na priftë e mbara!

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!