Tragjedi në Lipjan: 48-vjeçari humb jetën pasi rrokulliset me motoçikletë në oborrin e shtëpisë

22.06.2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Shalë të Lipjanit, ku një 48-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me motoçikletë.

Sipas informacioneve, viktima dyshohet se është rrokullisur me motoçikletë në oborrin e shtëpisë së tij. Përkundër intervenimit të shpejtë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Komoran.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast ‘Hetim mbi vdekje’. Rasti ka ndodhë në fshatin Shalë, ku ka humbur jetën viktima mashkull, 48 vjeç. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKMF Komoran. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë”, tha Ahmeti.

Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik.