Tragjedi në Gjermani, i riu nga Kosova humb jetën në liqen

para 24 dite

Një 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka humbur jetën në një liqe në Gjermani.

Tragjedi në Gjermani, i riu nga Kosova humb jetën në liqen

Sipas njoftimeve nga familjarë dhe miq të tij, viktima është Ardian Osmani nga Podujeva.

Lajmin e dhimbshëm e ka konfirmuar Berat Osmani, familjar i të ndjerit, i cili shkroi: “Miq e shokë, ka ndërruar jetë Ardiani, vëllai jonë, në ujë në një liqe të Gjermanisë”.

Edhe vëllai i tij, Armendi, ka bërë të ditur për vdekjen e Ardianit. Detaje të tjera rreth rrethanave të ngjarjes nuk janë bërë publike.

Kjo tragjedi ka shkaktuar pikëllim të thellë në mesin e familjes dhe miqve të të riut.

Etiketat

Ofertat e fundit