Trafik droge nga Shqipëria, 13 të arrestuar në Itali

03.04.2024

13 persona kanë rënë në prangat e Policisë italiane, pasi dyshohen si pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës të ardhur nga Shqipëria.

Trafik droge nga Shqipëria, 13 të arrestuar në Itali Foto: Ilustrim

Sipas mediave të huaja, mëngjesin e sotëm 80 karabinierë nga komanda Latina dhe Catania në Itali u angazhuan në operacionin për ekzekutimin e 13 urdhër arresteve.

Kilogramë droge të ardhur nga Shqipëria, fshiheshin në kamionë falë vende të improvizuara brenda tyre. Bëhet fjalë për kokainë, hashash dhe marijuanë gati për t’u shitur në zonën Pontine midis Fondi dhe Terracina, një treg veçanërisht i lulëzuar sipas hetuesve.

Të arrestuarit janë të gjithë me banim në Fondi, me disa precedentë të veçantë dhe prej vitesh konkurrojnë për tregun vendas.

Vetëm një prej tyre, disa kohë më parë, ishte zhvendosur në Caltagirone, në provincën e Katanias dhe ishte nën vëzhgim nga karabinierët vendas.

Hetimi lindi nga një sulm me armë, i kryer nga rivalët, në tetor 2020.

Nuk u raportua për të lënduar apo të vdekur dhe ngjarja mbeti e mbuluar në heshtje.

Karabinierët e komandës Latina, megjithatë, kuptuan se një luftë po zhvillohej për kontrollin e zonave të trafikut të drogës në zonën e Pontines, duke kapur gjithashtu disa ngarkesa droge që mbërrinin në Fondi.

Gjatë këtyre viteve të hetimeve, policia ka sekuestruar edhe armë.