Torres: Do të vazhdoj të angazhohem që Kosova të bëhet anëtare e plotë në NATO

28.05.2024

Kongresisti Ritchie Torres ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar.

Torres: Do të vazhdoj të angazhohem që Kosova të bëhet anëtare e plotë në NATO Foto: Ilustrim

Ai është gëzuar këtij lajmi, derisa ka thënë se do të vazhdoj të angazhohet për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO.

“Jam i kënaqur që shoh se Republika e Kosovës ka avancuar në një anëtare të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ka kaluar shumë kohë që Kosova jo vetëm të anëtarësohet në asamblenë parlamentare, por më e rëndësishmja, të jetë përfundimisht një anëtare e plotë e NATO-s. Duhet bërë më shumë – mbani mend fjalët e mia se unë do të vazhdoj të shtyj para përfshirjen e tyre të plotë në NATO”, ka shkruar Torres.