Top 14 produktet aktuale strategjike të prodhuara në Kosovë

27.01.2024

Eksportet e Kosovës, veçanërisht në vitet pas shpërthimit të pandemisë, kanë pësuar një rritje të mprehtë krahasuar me vitet e kaluara, duke arritur një maksimum prej 920.4 milionë eurosh në vitin 2022.

Top 14 produktet aktuale strategjike të prodhuara në Kosovë Foto: Ilustrim

Eksportet e Kosovës, veçanërisht në vitet pas shpërthimit të pandemisë, kanë pësuar një rritje të mprehtë krahasuar me vitet e kaluara, duke arritur një maksimum prej 920.4 milionë eurosh në vitin 2022, shkruan KP.

Kështu thuhet në një raport të Ministrisë së Tregtisë me titull “Identifikimi i produkteve me potencial për eksport dhe zëvendësim të importit”, në të cilin theksohet se eksportet e prodhimit, veçanërisht, kanë dëshmuar një rritje më të ndjeshme krahasuar me kategoritë e tjera të eksportit. Ndërsa në vitin 2017, eksportet e prodhimit përbënin 66,4% të gjithsej eksporteve, në vitin 2020 dhe 2021 ato përbënin mesatarisht rreth 83% të gjithsej eksporteve.

Aty theksohet se eksportet e prodhimit të Kosovës përqendrohen kryesisht në një grup të caktuar vendesh. Gjatë periudhës 2017-2021, 10 vende përbënin 80 % të të gjitha eksporteve të prodhimit.

Shumica e partnerëve eksportues të Kosovës janë anëtarë të CEFTA-së ose të BE-së, të cilat të dyja kanë marrëveshje tregtare preferenciale me Kosovën. Partneri mbizotëruesi eksportit gjatë gjithë kësaj periudhe është Shqipëria, që përbën 16.8% të eksporteve të prodhimit të Kosovës, pasuar nga Maqedonia e Veriut (9.4%) dhe Zvicra (9%).