Gashi: Skena të tilla si të sotme por edhe më të rënda do të shohim së paku edhe 10 vitet e ardhëshme, sepse kështu votuan deputetët

Avokati Tomë Gashi ka komentuar aksionin e Gjykatës së Speciales, përkatësisht bastisjen e shtëpisë së Jakup Krasniqit.

Tomë Gashi përmes një postimi në facebook ka shkruar se bastisjet në shtëpinë e Jakup Krasniqit kanë filluar që nga ora 06:00 e mengjesit dhe nuk dihet se kur do të përfundojnë.

Tutje ai ka shtuar se Policia e Prokurorisë Special në Hagë dhe Njësia e Specializuar e Policisë së EULEX-it mund të bastisin secilen shtëpi të qytetarëve të Republikës së Kosovës, sepse kështu ksnë votuar, deputetët e Republikës së Kosovës më 03.gusht 2015.

Postimi i plotë:

BASTISTJET PËR TË CILAT KENI VOTUAR !Bastistjet në shtëpitë e ish zëdhënësit të UÇK-së, z. Jakup Krasniqi janë duke vazhduar ende që nga ora 06.00 e mëngjesit dhe nuk dihet se kur do të përfundojnë.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

Policia e Prokurorisë Special në Hagë dhe Njësia e Specializuar e Policisë së EULEX-it mund të bastisin secilen shtëpi të qytetarëve të Republikës së Kosovës, sepse kështu keni votuar, ju deputetët e Republikës së Kosovës më 03.gusht 2015.

Atyre nuk i nevojitet asnjë urdhëresë dhe as një leje nga asnjë Institucion i Republikës së Kosovës, sepse ju kështu keni votuar.

Këto njësi të policisë së specializuara nuk mund të bastisin asnjë shtëpi dhe nuk mund të arrestojnë asnjë serb të dyshuar për krime të luftës, asnjë serb që gjatë luftës ka vrarë fëmijë dhe shqiptarë civil të paarmatosur, asnjë serb që ka dhunuar dhe ka bë kërdi në Kosovë deri në gjenocid kundër nesh, sepse ju kështu keni votuar.

Gjykata Speciale ka akuzuar dhe do ti akuzoj hierarkin më të lartë të UÇK-së, sepse ju kështu keni votuar. Gjykata Speciale do ti konfirmoj aktakuzat, sepse ju kështu keni votuar. Gjykata Speciale do ti gjykoj pjesëtarët e UÇK-së, por jo ushtarët serb, jo policët serb, jo paramilitarët serb, jo hierarkin më të lartë të ushtrisë dhe policisë, sepse ju kështu keni votuar.

Ky është vetëm fillimi dhe asgjë ende nuk kemi parë, se çfarë do të na bëjë Gjykata Speciale, sepse ju kështu keni votuar.

Tani kemi tre pjesëtarë të UÇK-së në burg në Hagë dhe fatkeqësisht shumë shpejtë do të kemi edhe shumë të tejrë, sepse ju kështu keni votuar. Gjykata Speciale ndal nga dal po na shëndrron ne shqiptarve nga viktima të luftës në agresor, sepse ju kështu keni votuar.

Bastisjet ende vazhdojnë dhe do të ketë edhe të tjera, sepse ju kështu keni votuar. Skena të tilla si të sotme por edhe më të rënda do të shohim sëpaku edhe 10 vitet e ardhëshme, sepse ju kështu keni votuar.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.