Ministria e Financave Tokat bujqësore nuk do të taksohen as vitin e ardhshëm

Nga tatimi në pronë janë arkëtuar rreth 25 milionë euro nga muaji janar e deri në fundit të muajit nëntor, por nuk u fillua të bëhet mbledhja e tatimeve nga tokat bujqësore.

Shkelzen Morina i cili është drejtor i Departamentit të Tatimit në Pronë, në Ministrinë e Financave, beson se në këtë vit do mblidhen në tërë tatimet e planifikuara.

Morina për televizionin publik tha se edhe pse ishte e parparë që në vitin akual të fillojë procesi i mbledhjes së tatimeve nga tokat bujqësore, kjo nuk ka ndodhur, ndërsa nuk pritet të fillojë as në vitin 2020.

Drejtori i Departamentit të Tatimit në Pronë, në Ministrinë e Financave, Shkelzen Morina, tregon arsyet e mos fillimit të grumbullimit të këtij lloji të tatimit, që ishte paraparë me ligjin e ri.

“Edhe vitin 2020 nuk do të kemi tatim të grumbulluar nga tokat bujqësore, meqenëse Ministria e Bujqësisë është vonuar me nxjerrjen e udhëzimit administrativ. Pronat bujqësore që kultivohen, bazuar në ligj, janë të liruara nga tatimi, mirëpo parashihet tatim për tokat që nuk punohen”, tha ai./RadioKosova/

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.