Toka e privatizuar për 4 mijë euro do të shpronësohej për 5 milionë

03.09.2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se toka që Agjencia Kosovare e Mirëbesimit/Agjencia Kosovare e Privatizimit e kishte privatizuar për gjashtë euro arin, në Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ishte vlerësuar me 3.700 euro/ari. “Toka që AKM/AKP e kishte privatizuar për 6 euro/arin, në tabelat e vlerësimit të dorëzuara me […]

Toka e privatizuar për 4 mijë euro do të shpronësohej për 5 milionë Foto: Ilustrim

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se toka që Agjencia Kosovare e Mirëbesimit/Agjencia Kosovare e Privatizimit e kishte privatizuar për gjashtë euro arin, në Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ishte vlerësuar me 3.700 euro/ari.

“Toka që AKM/AKP e kishte privatizuar për 6 euro/arin, në tabelat e vlerësimit të dorëzuara me 17 maj në MMPH, ishte vlerësuar me 3,700 euro/ari, pra rreth 600-fishi i çmimit të blerjes”, ka shkruar Murati.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se si të mos mjaftonte kjo, Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim që të njëjtën tokë, ta shpronësojë për 1.200-fish më shumë, njofton Klankosova.tv.

“Por sikur të mos mjaftonte kjo, Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim me 17 dhjetor 2019, që të njejtën tokë t’a shpronësojë për 7,500 euro/ari, pra 1,200-fishi (me fjalë: njëmijë e dyqind fishi i çmimit të privatizimit)”.

“Sipërfaqja e tërësishme e tokës, e cila për t’u privatizuar kishte kushtuar 4,000 (katër mijë) euro, tani do të shpronësohej për 4,866,000 (katër milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë) euro”.

Murati tutje tha se nëse keqpërdorimi do të shkonte deri në fund një person i vetëm do të merrte 4.9 milionë euro.

“Pra nga 43 milionëshi i tërësishëm, një person i vetëm do të merrte 4.9 milionë euro, nëse keqpërdorimi do të shkonte deri në fund. Fatmirësisht, e stopuam me kohë. Fakte si kjo, ka edhe shumë të tjera.

Ai në fund tha se se krejt çka nevojitet është veprimi i prokurorisë dhe organeve të rendit.