Togeri i FSK-së shpallet ‘studenti më i mirë’ në kursin ushtarak çek

06.12.2023

Togeri i Forcavetë Sigurisë së Kosovës, Dritëro Bajrami, ka fituar çmimin “Studenti më i mirë” në Kursin Trajnues për Instruktor ITC, në Republikën Çeke. Ai ka arritur ta marrë këtë çmim në mesin e 30 studentëve pjesëmarrës. “Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, toger Dritëro Bajrami fitoi çmimin “Studenti më i mirë” në Kursin […]

Togeri i FSK-së shpallet ‘studenti më i mirë’ në kursin ushtarak çek Foto: Ilustrim

Togeri i Forcavetë Sigurisë së Kosovës, Dritëro Bajrami, ka fituar çmimin “Studenti më i mirë” në Kursin Trajnues për Instruktor ITC, në Republikën Çeke.

Ai ka arritur ta marrë këtë çmim në mesin e 30 studentëve pjesëmarrës.

“Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, toger Dritëro Bajrami fitoi çmimin “Studenti më i mirë” në Kursin Trajnues për Instruktor ITC në Republikën Çeke, në mesin e 30 studentëve oficerë dhe nënoficerë nga disa shtete pjesëmarrëse të botës duke treguar rezultate të larta si në aspektin akademik ashtu edhe në atë praktik”, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Maqedonci tutje ka thënë se ky çmim është dëshmi e profesionalizmit të pjesëtarëve të FSK-së.