Pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje nga sot është bërë edhe Feim Fetoshi nga fshati Fortesë i Rahovecit. Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, përcjell “Bota sot”.

“Feimi është Inxhinier i Teknologjisë dhe Bioteknologjisë me studime të përfunduara në Universitetin e Prishtinës dhe në Zvicër. Me një praktikë profesionale në EZH të Zürichut dhe koncernin Pharmacia të Freiburgut, ai ka kontribuar në Simpoziumin e parë të vertarisë dhe vreshtarisë së Kosovës”, shkruan Kurti.

Ja shkrimi i tij:

Feim Fetoshi nga fshati Fortesë i Rahovecit i bashkohet VETËVENDOSJE!-s. Feimi është Inxhinier i Teknologjisë dhe Bioteknologjisë me studime të përfunduara në Universitetin e Prishtinës dhe në Zvicër. Me një praktikë profesionale në EZH të Zürichut dhe koncernin Pharmacia të Freiburgut, ai ka kontribuar në Simpoziumin e parë të vertarisë dhe vreshtarisë së Kosovës. Me një bashkëpunim me partner gjermanë, ai ka organizuar tri projekte të mëdha në fushën e teknologjisë prodhuese si në Fabrikën për prodhimin e Styroporit në Xërxë, Fabrikën për prodhimin e hidroizolimeve në Prizren dhe në Fabrikën për prodhimin e Biodiesel në Ferizaj. Feimi është themelues i ndërmarrjes Weinkos SH.P.K, që përfaqëson dy kompani gjermane si Eaton’s Begerow dhe WIGOL Reinigungs për Kosovë dhe Shqipëri. Përmes saj, Feimi bashkëpunon me shumë firma prodhuese nga Kosova dhe Shqipëria në të cilat bën këshillime profesionale për ndihmë në rritjen kualitative dhe në higjienën prodhuese. Suksesin e tij nga përvoja në punë shkencore dhe menaxheriale ai tani e sjell në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Feimit, mirëseardhje i uruam së bashku me Enver Dugollin.