Thyerja e veturave të mërgimtarëve, Policia e Kosovës apelon për kujdes

21.12.2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar sot me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e masave kundër COVID-19. Në konferencën për media pas takimit u deklarua edhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. Mehmeti tha se çdo ditë të vikendit nga 20 mijë bashkatdhetarë hyjnë në Kosovë. “Ka rritje të […]

Thyerja e veturave të mërgimtarëve, Policia e Kosovës apelon për kujdes Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar sot me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e masave kundër COVID-19.

Në konferencën për media pas takimit u deklarua edhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Mehmeti tha se çdo ditë të vikendit nga 20 mijë bashkatdhetarë hyjnë në Kosovë.

“Ka rritje të numrit të bashkatdhetarëve që po hyjnë në Kosovë. Çdo ditë vikendi nga 20 mijë bashkatdhetarë hyjnë në Kosovë, rreth 7 mijë e 500 hyjnë përmes aeroportit, ndërsa nga pikat tokësore nga Dheu i Bardhë hyjnë mbi 4 mijë qytetarë” ka thënë Mehmeti.

Policia e Kosovës sot përmes një njoftimi për media ka bërë apel tek qytetarët të cilët vijnë nga vendet tjera të bëjnë kujdes, pasi që mund të jenë cak i hajnave.

“Policia e Kosovës (PK), me qëllim të informimit të opinionit publik dhe parandalimit të rasteve të vjedhjeve në veturat, sidomos të atyre me targa të huaja të bashkatdhetarëve tanë, që gjatë 24 orëve të fundit ishin cak i thyerjeve dhe vjedhjeve, e adreson këtë njoftim zyrtar për media dhe apelon që të kihet kujdes dhe të mos lihen gjësende të ndryshme, të dukshme në brendi të automjeteve.

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur raste kur disa vetura, kryesisht me targa të huaja, pasi i janë thyer xhamat, janë kryer vjedhje nga ato, pasi janë vërejtur gjëra të ndryshme si çanta, veshje (pallto), telefona celularë, dokumentacione të ndryshme etj, të cilat janë lënë në hapësira të dukshme brenda në automjete, të parkuara në lokacione të ndryshme.


Andaj apelojmë tek të gjithë qytetarët, me theks të veçantë tek bashkatdhetarët, që në veturat e tyre (në pjesë të dukshme, në ulëse) të mos lënë gjëra që mund të jenë shkak që keqbërësve të thyejnë vetura për të arritur tek ato gjësende.

Policia e Kosovës, vazhdon të mbetet e përkushtuar në zbardhjen e çdo rasti, në identifikimin e çdo personi të dyshuar, me qëllim për të zbatuar synimet e saja, për të ofruar siguri dhe ambient të qetë për të gjithë  si dhe për të ruajtur pronat publike dhe ato private.

Policia, falënderon qytetarët në këtë rast bashkatdhetarët, për bashkëpunimin e treguar në të mirë të sigurisë publike në përgjithësi, e në veçanti të ruajtjes së pronës private” thuhet në njoftimin e PK-së.