Thirrje publike për subvencionim të OJQ-ve dhe klubeve sportive

Komuna e Suharekës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë, përmes një njoftimi ju bënë thirrje publike për aplikim të gjitha OJQ-ve, të regjistruara në Republikën e Kosovës që veprojnë brenda Komunës së Suharekës.

Sipas drejtorisë thirrja vlenë për të gjitha OQJ-të që fushëveprimtari kanë kulturën, rininë dhe sportin, të aplikojnë për mbështetje financiare nga subvencionet e Drejtorisë për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë.

Qëllimi i kësaj thirrjeje publike është subvencionimi dhe mbështetja financiare për klubet e sportit, OJQ-të rinore e kulturore për zhvillimin e aktiviteteve nga fushëveprimtaria e tyre.

➢ Projektet nga fusha e kulturës: Promovimet e vlerave të festivaleve, koncerteve, shënimin e datave historike dhe kulturore, simpoziumet, ekspozitave dhe promovimin e librave për botim.
➢ Projektet në fushën e sportit: Masovizimi i sportit për të rinjë.
➢ Porjektet në fushën e rinisë: Promovimi i vullnetarizmit (aktivitete për shërbime t’ arsimit, evokim, kampanjë, menaxhment, aktivitete humanitare dhe ambientore).
➢ Edukim joformal
➢ Punësim i të rinjëve
➢ Fuqizim të organizatave rinore
➢ Infrastruktur për rini

Mbështetësi financiar, përkatësisht Komuna e Suharkës dhe përfituesi i donacionit do të lidhin kontratë me të cilën do të përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve. Me secilën OJQ që do të jetë përfituese e subvencionit do të nënshkruhet një kontratë përfituesit të mjeteve financiare dhe mbështetësit financiar.

RAPORTO