Thirrje publike për Aplikim në programin e Masave Aktive të Tregut të Punës (Praktikë në Punë dhe Subevencionim në Pagë)

16.02.2021

Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK) fton të gjitha palët e interesuara dhe me të drejtë pjesëmarrje të përfitojnë nga masa aktive të tregut të punës: Praktikë në Punë (PNP) nga data 15 Shkurt 2021. Çka është PNP? Praktika në punë u ofron pjesëmarrësve mundësinë e fitimit të përvojës së nevojshme në mjedisin […]

Thirrje  publike për Aplikim  në programin e Masave Aktive të Tregut të Punës  (Praktikë në Punë dhe Subevencionim në Pagë) Foto: Ilustrim

Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK) fton të gjitha palët e interesuara dhe me të drejtë pjesëmarrje të përfitojnë nga masa aktive të tregut të punës: Praktikë në Punë (PNP) nga data 15 Shkurt 2021.

Çka është PNP?

Praktika në punë u ofron pjesëmarrësve mundësinë e fitimit të përvojës së nevojshme në mjedisin e punës për të filluar punën në një profesion të caktuar ose një fushë të karrierës. Kjo masë ofrohet për të rritur aftësitë dhe perspektivat e pjesëmarrësve për punësim, duke ofruar qasje në mjedisin e punës dhe të krijojnë përvojë dhe kontakte me punëdhënësit në mënyrë që të përmirësojnë mundësitë e ardhshme për punësim.

Përkitazi më këtë thirrje praktika në punë do të zgjasë 6 muaj, nga të cilët 4 muaj kompensohen nga APRK ndërsa 2 muaj do të kompensohen nga punëdhënësi. Shuma e kompensimit është 170€ pagë mujore.

Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK) fton të gjitha palët e interesuara dhe me të drejtë pjesëmarrje të përfitojnë nga masa aktive të tregut të punës: Subvencionim në Pagë (SP) nga data 15 Shkurt 2021.

Çka është Subvencionim në Pagë (SP) ?

Subvencionim i Pagës (SP) – nënkupton masën aktive të tregut të punës që krijon mundësi punësimi për të papunësuarit duke subvencionuar punëdhënësit për pagën e të papunësuarit që t’i rekrutojnë ata së paku për 12 muaj. Subvencionimi i pagës ofrohet për të krijuar mundësi punësimi afatgjatë, meqenëse të papunësuarit në këtë masë priten të pajisen me shkathtësi dhe përvojë të mjaftueshme që të mbeten në vende pune ose të gjejnë një punë tjetër pas përfundimit të periudhës së subvencionimit.
Përkitazi më këtë thirrje Subvencionim i Pagës (SP) do të zgjasë 12 muaj, Vlera e subvencionimit për pagë do të jetë e bazuar në 50% të pagës mujore bruto të të papunësuarit, për një periudhë kohore prej 12 mujore brenda kontratës njëvjeçare të punës.

Përkitazi më këtë thirrje Subvencionimi në Pagë do të zgjasë 12 muaj, nga të cilët 12 muaj kompensohen nga APRK ndërsa 12 muaj do të kompensohen nga punëdhënësi. Shuma e kompensimit është 170€ pagë mujore.