Bizneset Vende Pune Ofertat

Therje me thikë në Mitrovicën e Veriut, në vendngjarje gjendet një granatë dore dhe një revole

Therje me thikë në Mitrovicën e Veriut, në vendngjarje gjendet një granatë dore dhe një revole

06.11.2023 Lajme

Policia ka raportuar se pas një zënke verbale, një person ka sulmuar dhe ther me thikë një tjetër.

Më pas, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë Veri për tretman mjekësor.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE- MitrovicË Veri  05.11.2023 – 22:25  Është raportuar se pas një zënke verbale viktima mashkull kosovar ishte sulmuar dhe therrë me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati. Viktima për tretman mjekësor është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë Veri. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.”

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
“Ekziston frika”, analiza e revistës gjermane: A është Kosova e kërcënuar me një skenar të Krimesë?

“Ekziston frika”, analiza e revistës gjermane: A është Kosova e kërcënuar me një skenar të Krimesë?

A ekziston rreziku i një skenari të Krimesë”. Kjo është pyetja të cilën gazetarja Franziska Tschinderle e shtron në titullin e një analize të saj në median gjermane, Blätter, ku shkruan për tensionet në Kosovës.

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë në një nivel të ulët të paprecedentë. Përshkallëzimi ndodh çdo muaj. Ajo që filloi me protestat kundër reformës së targave kulmoi me bojkotin e zgjedhjeve lokale nga pakica serbe. Në fund të majit pati edhe trazira në të cilat ushtarët e forcave mbrojtëse të NATO-s-KFOR u plagosën rëndë nga një turmë e militantëve serbë, shkruan Blätter.

“Ekziston një rrezik i madh”, paralajmëroi politologu Vedran Džihić disa muaj më parë, “se spiralja e përshkallëzimit në Ballkanin Perëndimor do të vazhdojë dhe do të përfundojë në një tjetër zgjim të vrazhdë për kontinentin”.

Lajmi i keq është se spiralja ka vazhduar. Lajmi i mirë: zgjimi i vrazhdë ende mund të ndalet, shkruan Tschinderle.

Ajo shton se sipas qeverisë, synimi i forcave serbe është aneksimi i veriut. Operacioni dështoi, por ajo shkruan se ekziston frika që diçka e ngjashme mund të ndodhë sërish.

“A është Kosova e kërcënuar me një skenar të Krimesë? Dhe a ishte 24 shtatori një përpjekje e parë e provës për këtë?”, shkroi gazetarja Franziska Tschinderle në “X”, ku shpërndau linkun e analizës së saj mbi këtë.

Policia arreston tre persona në veri, njëri nga ta kishte urdhër-arrest aktiv në lidhje me një laborator droge

Policia arreston tre persona në veri, njëri nga ta kishte urdhër-arrest aktiv në lidhje me një laborator droge

Me datën 23.11.2023 rreth orës 03:15, Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Patrulluese e Stacionit Policor Mitrovicë-veri, gjatë angazhimeve të saj në garantimin e sigurisë dhe parandalimin e veprave penale, ka ndaluar për kontroll automjetin e tipit VW Golf, të cilën e drejtonte i dyshuari me iniciale m/s (N. M.) dhe pasagjerë në automjet ishin të dyshuarit me inicialet (M. T. dhe D. J.)  

Pas ndalimit të automjetit nën dyshimin për posedim të substancave narkotike është kontrolluar automjeti dhe në të është gjetur sasi e dyshuar e kokainës dhe marihuanës.

Janë informuar njësitet tjera relevante, përfshirë Antidrogën, Forenzikën dhe janë evidentuar dhe sekuestruar si prova materiale dëshmitë si në vijim:

• sasi e dyshuar e kokainës me peshë rreth 10 gramë,  

• sasi e dyshuar e marihuanës me peshë 98 gramë,

• para (kesh) 83540 dinar të Serbisë dhe 205 euro dhe

• katër (4) telefona mobilë.   Gjatë verifikimit të personave të ndaluar nga Policia e Kosovës ka rezultuar se i dyshuari me iniciale (M. T.) m/s, ka urdhër-arrest aktiv në lidhje veprën penale për narkotik/laborator droge.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me aktvendim mbi ndalim për tre (3) personat e dyshuar është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.    

Zgjedhjet parlamentare të Serbisë nuk do të mbahen në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë

Zgjedhjet parlamentare të Serbisë nuk do të mbahen në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë

Serbët e Kosovës që duan të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare serbe të 17 dhjetorit, duket se do të udhëtojnë drejt Serbisë për të hedhur votën e tyre, ndërsa Prishtina nuk ka lejuar hapjen e vendvotimeve në Kosovë.

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, mblodhi të mërkurën në Rashkë, një komunë në Serbinë jugperëndimore, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës për të diskutuar rrugët e përfshirjes së tyre në votime.

Mbledhja u organizua pak pasi ai njoftoi Komisionin e Zgjedhjeve në Serbi se “nuk është e mundur mbajtja e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë”, meqë siç tha ai, “regjimi i Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë, në krye me Albin Kurtin, e kushtëzon mbajtjen e këtyre zgjedhjeve me njohjen nga Beogradi të pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të të ashtuquajturës Kosovë”.

Në fillim të nëntorit, Beogradi i kërkoi misionit të OSBE-së në Kosovë që të përfshihet në mbledhjen e votave të serbëve të Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë, për zgjedhjet në Serbi. OSBE-ja tha se e ka informuar qeverinë e Kosovës dhe mekanizmat e tjerë të rëndësishëm për këtë kërkesë, raporton VOA.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një përgjigje ndaj kërkesës së OSBE-së tha se “për votimin e qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë, me shtetësi të dyfishtë, në zgjedhjet serbe jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, duhet të arrihet një marrëveshje e posaçme midis Kosovës dhe Serbisë. Kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia, si palë e interesuar. Dhe çdo kërkesë duhet të marr për bazë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, si shtete të barabarta, në pajtim me nenin 2 të Marrëveshjes Bazë të arritur këtë vit mes Kosovës dhe Serbisë”.

Në të kaluarën, zgjedhjet e Serbisë në Kosovë janë lehtësuar nga misioni i OSBE-së dhe deri në vitin 2020 Kosova, nuk e ka penguar organizimin e tyre. Votat janë grumbulluar nga OSBE-ja dhe janë dërguar për numërim në Serbi.

Por, në prill të vitit 2022, qeveria e Kryeministrit Kurti tha se Serbia duhet t’i bëjë kërkesë të drejtpërdrejtë Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e saj. Serbia refuzoi dhe si rrjedhojë votuesit serbë nga Kosova kanë votuar në Serbi.

Në janar të vitit 2022, qeveria e Kosovës nuk pranoi mbajtjen në shtetin e saj të një referendumi të Serbisë, duke ofruar mundësinë që kjo të ndodhë përmes postës apo zyrës ndërlidhëse serbe në Prishtinë, gjë që u refuzua nga Beogradi.

Me 1 nëntor, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare me 17 dhjetor, të tretat me radhë në Serbi në tre vjet e gjysmë.

Shpallja dhe mbajtja e tyre, ndodh në një periudhë përpjekjesh diplomatike perëndimore për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, mes tensioneve që pasuan një sulm të një grupi serbësh të armatosur ndaj policisë së Kosovës me 24 shtator. Sulmin e mori përsipër Milan Radoiçiç, ish nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve të Kosovës e cila është themeluar dhe mbështetur nga Beogradi.

Me 27 tetor, udhëheqësit e vendeve kryesore evropiane, Francës, Gjermanisë dhe Italisë i kërkuan Kosovës më shumë autonomi për pakicën serbe, ndërsa Serbisë njohjen “de fakto” të pavarësisë së Kosovës. Kërkesat janë pjesë e përpjekjeve të ripërtërira për të nxitur përmbushjen e një marrëveshjeje të arritur më herët gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër.

Vëzhguesit tërheqin vërejtjen se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare serbe në këtë periudhë mund të zvarris zbatimin e marrëveshjes, tashmë të vonuar.

N.T.P NEON Tjera Xhavit Bajraktari (Rruga Tranzit),
Kosovë
PRIMA QERAMIKA Tjera Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Luli Market Tjera Rr. Mbreti Agron, Gjinoc,
Kosovë
Theranda Basket OJQ Sport Rr Brigada 123,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende30 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë