Theranda ka hapësirë të konsiderueshme për zhvillimin e turizmit. “Theranda mbi të gjitha”, synon të arrijë një strategji të zhvillimit të turizmit, e cila do të jetë gjithëpërfshirëse, me mbështetjen e biznesit, shoqërisë civile, institucioneve dhe përfaqësuesve të komunitet, me qëllim zhvillimin e këtij sektori të rëndësishëm, ishte fjala hyrëse e kanditatit të zgjedhjeve lokale më 2017 nga AAK tashmë kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj për zhvillimin e turizmit.
Si aktivitete të menjëhershme fillohet me krijimin i sh gjeve turis ke të ecjes dhe rekreacionit, përgjatë parkut të Rusenicës, parkut të Sharrit, bjeshkëve të Mushtishtit, staneve të Mushtishtit, etj.
Në një partneritet me shkollat dhe shoqërinë civile, mund të realizohen fushata vetëdijesimi, duke krijuar kampingje për të rinj me qëllim të identifikimit të trashëgimisë natyrore dhe historike.
Projekt në vete mund të jetë dhe hartimi i guidës turistike, me përfshirjen e të gjitha atraksioneve kulturore, të trashëgimisë natyrore, historike e kulturore. Të tjera aktivitete në zhvillim të këtij sektori, mund të jenë dhe aksione marshimi dhe gara në ecje e aktivitetet tjera me qëllim të tërheqjes së turistëve.
Por sa është punuar në këtë drejtim jemi dëshmitar të gjithë. Veçuar këtu ndërtimin e Shtigjeve të Ecjes që është përfunduar të tjera premtime nuk janë realizuar.

Edhe pse Komuna e Suharekës ka hapësirë të mjaftueshme për zhvillimin e turizmit sidomos atij malor, ende asgjë konkrete në këtë drejtim nuk është punuar edhe pse nuk kërkon angazhim të madh.
Kjo për faktin se komuna jonë numëron një numër të mjaftueshëm klubeve të suksesshme si të çiklizmit, motocross, offroad që kryesisht ushtrojnë sportin malor e që mund të jenë “ambasdaor” dhe udhërrëfyes tejet të devotshëm në identifikimin dhe zhvillimin e turizmit malor në Suharekë.