Themelohet Komisioni Hetimor për subvencionimin e teksteve dhe mjeteve shkollore

04.04.2024

Sot në Kuvendin e Kosovës është miratuar Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Themelohet Komisioni Hetimor për subvencionimin e teksteve dhe mjeteve shkollore Foto: Ilustrim

Pro këtij komisioni kanë votuar 61 deputetë, ndërsa kundër 4.