Thellohen mëdyshjet e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL

18.09.2019

Përkundër skepticizmit brenda institucioneve të Kosovës për suksesin e mundshëm për anëtarësim në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL), ende mbetet e paqartë nëse Kosova do të tërhiqet apo do të vazhdojë të insistojë që votimi për anëtarësimin e saj në këtë organizatë të jetë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, që mbahet në […]

Thellohen mëdyshjet e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL Foto: Ilustrim

Përkundër skepticizmit brenda institucioneve të Kosovës për suksesin e mundshëm për anëtarësim në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL), ende mbetet e paqartë nëse Kosova do të tërhiqet apo do të vazhdojë të insistojë që votimi për anëtarësimin e saj në këtë organizatë të jetë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, që mbahet në gjysmën e tetorit të këtij viti në Kili.

Zyrtarët e zyrës së kryeministrit të Kosovës në largim, Ramush Haradinaj, nuk kanë dashur të japin ndonjë sqarim se cili është qëndrimi i këtij të fundit lidhur me atë se a duhet apo jo Kosova ta vazhdojë insistimin që të anëtarësohet këtë vit në INTERPOL. Ata i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se procesin me anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL është duke e udhëhequr Ministria e Punëve të Jashtme. Por, as Jetlir Zyberaj, këshilltari i Ministrit të Jashtëm në largim, Bengjet Pacolli, i kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, nuk ka dashur që të flasë lidhur me atë se cili është apo do të jetë vendimi i ministrit Pacolli.

Megjithatë, zëvendësministri në largim i Punëve të Jashtme i Kosovës, Anton Berisha, thotë për Radion Evropa e Lirë se procesit drejt anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL duhet qasur me kujdes, për t’u mos përsëritur situata e njëjtë sikurse vitin e kaluar, kur Kosova kishte dështuar të anëtarësohet në këtë organizatë.

“Për momentin nuk kemi përmirësim të raporteve dhe kemi mbetur aty ku ishim vitin e kaluar. Vendimet që kanë të bëjnë me anëtarësimin në organizata do të duheshin të respektoheshin prej Serbisë, në bazë të Marrëveshjes së Brukselit, për shkak të pajtimit që të mos pengohet. Por, Serbia është duke e ndjekur rrugën e saj. Në anën tjetër, çdo aplikim ose çdo iniciativë që ka karakter ndërkombëtar, e bëjmë së bashku me partnerët tonë, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi Berisha./REL/