Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi sot mbajnë seancën e radhës në Gjykatën Speciale

18.11.2020

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se sot do të mbahet një konferencë për të njoftuar lidhur me ecurinë e çështjes në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit dhe shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi që iu është konfirmuar aktakuza për krime të luftës. Kjo është bërë […]

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi sot mbajnë seancën e radhës në Gjykatën Speciale Foto: Ilustrim

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se sot do të mbahet një konferencë për të njoftuar lidhur me ecurinë e çështjes në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit dhe shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi që iu është konfirmuar aktakuza për krime të luftës.

Kjo është bërë e ditur në kalendarin që e kanë publikuar në faqen zyrtare Dhomat e Specializuara.

Gjithashtu njoftohet se kjo seancë do të mbahet në ora 11:00.

“18/11/2020 – 11:00, Konferencë për ecurinë e çështjes në çështjen Prokurori k.Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit”, thuhet në njoftim.

Aktakuza kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit u konfirmuar me 26 tetor, 2020, nga gjykatësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës.