Thaçi: Ushtarët e Kosovës do të përdorin teknologji dhe pajisje amerikane

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se teknologjia e pajisjet që do t’i përdorin ushtarët e Kosovës do të jenë amerikane.

Ai ka qëndrruar të martën në selinë e kompanisë lidere në botë “Boeing”. Përmes një shkrimi në Facebook, presidenti ka njoftuar se ka qëndruar në kompaninë Boeing, me ç’rast për së afërmi është njoftuar me të arriturat e kësaj kompanie

Misioni dhe mandati i ri i FSK-së është bërë në koordinim të plotë dhe të ngushtë me SHBA-në. Edhe teknologjia e pajisjet që do t’i përdorin ushtarët e Kosovës do të jenë amerikane.

Në selinë e kompanisë lidere në botë “Boeing”, sot pash të arriturat e saj dhe kërkuam mundësi për bashkëpunim në zhvillimin e FSK-së dhe rritjen e kapaciteteve të përgjithshme mbrojtëse të Kosovës.

Edhe në “Boeing” takova miq të Kosovës, që kanë punuar e shërbyer në vendin tonë, ka shkruar ndër tjerash presidenti.

RAPORTO