Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur Këshillin e Sigurisë për në ora 20:00.
Kërkesa tashmë i është dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili sipas ligjit është i obliguar të thërras Këshillin.
Në këtë këshill pritet të vendoset për masa të reja kundër pandemisë së koronavirusit.
“Sonte në orën 20:00, kam kërkuar mbledhjen e Këshillin e Sigurisë për të biseduar për gjendjen dhe masat që duhet të ndërmerren për të luftuar në mënyrë më efikase pandeminë e virusit COVID-19”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.
Po ashtu ai ka shkruar se: “Në këto momente jo të lehta duhet t’i respektojmë në përpikëri të gjitha udhëzimet e institucioneve të Republikës së Kosovës. HTH”.