Thaçi refuzon sërish të ‘rrëfehet’ për deportimin e 6 shtetaseve turq
- 05.12.2018

Thaçi, i cili edhe para disa ditësh refuzoi që të paraqitet para këtij komisioni, kur edhe raportoi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk është paraqitur as sot kur ish- ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj po raporton.
Sipas agjendës, para këtij komisioni është paraparë që sot nga ora 10:00 të paraqitet presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe familjarët e të të deportuarve.
Gjashtë shtetasit turq, të njohur si gylenistë, janë dëbuar nga Kosova më 29 mars të këtij viti. Pas kësaj është shkarkuar Flamur Sefaj që mbante postin e ministrit të Punëve të Brendshme si dhe shefi i AKI-së Driton Gashi.