Thaçi pret vendimmarrje të përgjegjshme, ditëve në vijim

31.01.2019

Hashim Thaçi, presidenti i Republikës së Kosovës, deklaroi se pasi u takua me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, po ashtu edhe me krerët institucional me Kryeministrin Ramush Haradinaj, zv. kryeministrat Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli, dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli. Këto takime janë bërë për shkak të çështjeve shtetërore, si taksa e projektligjet që priten të miratohen […]

Thaçi pret vendimmarrje të përgjegjshme, ditëve në vijim Foto: Ilustrim

Hashim Thaçi, presidenti i Republikës së Kosovës, deklaroi se pasi u takua me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, po ashtu edhe me krerët institucional me Kryeministrin Ramush Haradinaj, zv. kryeministrat Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli, dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli.

Këto takime janë bërë për shkak të çështjeve shtetërore, si taksa e projektligjet që priten të miratohen ditëve në vijim, po ashtu që të ruhet partneriteti me shetin aleat, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Thaçi, përmes një njoftimi në profilin e tij zyrtar në Facebook tha se: “Në këto takime kemi biseduar për çështje të rëndësishme shtetërore, për ruajtjen e partneritetit të përjetshëm me SHBA-në dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Interesi shtetëror duhet të bëjë bashkë gjithë spektrin politik, për të marrë vendime të rëndësishme për perspektivën e qytetarëve dhe për të ardhmen tonë euroatlantike, në përputhje me interesat e SHBA-së dhe partnerëve strategjikë të Kosovës”.

Ndërsa, Thaçi deklaroi se ditët në vijim do të pres vendime të përgjegjshme, për arsye që nuk kemi kohë të humbasim kot. “Prandaj, në ditët në vijim, pres vendimmarrje të përgjegjshme në përputhje të plotë me interesat shtetërore. Nuk kemi kohë për të humbur”.