Ftesa Thaçi pret Kurtin më 6 janar në ora 15:00

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dje i ka dërguar edhe një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar Kurtin për përgjigjen zyrtare dhe duke mirëkuptuar pamundësinë e pjesëmarrjes së tij në dy takimet e së premtes, e ka ftuar atë sërish për takim nesër më 31 dhjetor, në orën 10:00.

Por, Kurti i ka kthyer përgjigje negative përsëri presidentit Thaçi duke thënë se fatkeqësisht, nuk do të ketë mundësi të vij për sot në takim nga ora 10:00.

Kurti ka propozuar që të takohet të hënën më 6 janar, në një orë të përshatshme për juve.

E në konferencën e fundit për këtë vit të mbajtur sot presidenti Thaçi ka falënderuar Kurtin për përgjigjen e tij dhe ka bërë të ditur se do ta mirëpret atë më 6 janar 2020 në ora 15:00.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.