Thaçi: Pres deri sa të shterën të gjitha mundësitë!

18.01.2020

Më 6 janar Albin Kurti kishte shkuar në takim te presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për konsultime për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë. Por, prap më 10 janar Thaçi i kishte dërguar edhe një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku ka theksuar se është në pritje të përgjigjes së […]

Thaçi: Pres deri sa të shterën të gjitha mundësitë! Foto: Ilustrim

Më 6 janar Albin Kurti kishte shkuar në takim te presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për konsultime për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

Por, prap më 10 janar Thaçi i kishte dërguar edhe një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku ka theksuar se është në pritje të përgjigjes së tij, siç kishte premtuar në takimin e tyre konsultativ, por se ende nuk e ka pranuar propozimin e tij.

Ndërsa sot presidenti Thaçi tha se pret që spektri politik të shterë të gjitha mundësitë e komunikimit për ndërtimin e institucioneve para se të ndërmerr hapa të tjerë.

Ai i bëri këto komente si përgjigje ndaj vonesave për krijimin e qeverisë së re nga ana e lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Pres që spektri politik të shterroj të gjitha mundësitë e komunikimit për ndërtimin e institucioneve pastaj do të shohim hapat që do të ndërmarrim”, tha ai.

Po ashtu ai tha se ka nënshkruar nominimin e Albin Kurtit për kryeministër.

“Unë pres që, vendimin veç se e kam nënshkruar, duke menduar se veç do ta merr pasi që vet është deklaruar, ka zhvilluar fushatë si kandidat për kryeministër, ka emëruar gjysmën e qeverisë, është krejt normale, e kuptueshme dhe e përgjegjshme që në kuptimin ose fizik ose përmes komunikimit tjetër të pranon edhe zyrtarisht nomimin si kandidat për kryeministër”.