Thaçi nis konsultimet me partitë politike – jeni për zgjedhje apo qeveri të re

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur takimin me të gjithë përfaqësuesit e partive parlamentare politike. Ftesës për konsultime iu përgjigjën pozitivisht Lëvizja Vetëvendosje, parti fituese e zgjedhjeve të viti të kaluar me anë të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ndërsa, pjesë e këtij takimi janë edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai i Nisma-së, Fatmir Limaj, përfaqësues të AKR-së dhe komuniteteve jo shumicë. Në këtë takim ka munguar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, parti fituese zgjedhjeve të vitit të kaluar.

“Do të marr hapa sipas kushtetutës së Kosovës. Të ndodhur në këtë situatë pas mocionit të votëbesimit. Ju ftoj që të konfirmoni a është në vullnetin e partive që i udhëheqni ë të kemi një qeveri të re apo të shpallen zgjedhjet. Presidenti nuk e shpërbën kuvendin, vetëm vullneti i partive politike i jep drejtim vendit”, tha presidenti, derisa, ka ftuar partitë politike që të japin votën e tyre.

Në letrën e pestë që presidenti Thaçi ia ka dërguar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka konstatuar se kryeministri në detyrë nuk e ka shfrytëzuar pas 4 letrave të propozojë mandatarin për formimin e qeverisë. Dhe për këtë, sipas tij tashmë do të bëjë një konsultim të përbashkët me liderët e partive politike parlamentare për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren, në pajtueshmëri me Kushtetutën.

Gjatë ditës janë takuar edhe liderët politikë të LDK-së, AAK-së dhe Nismës, të cilët po mëtojnë të bashkëqeverisin pas shkarkimit të Qeverisë Kurti.

RAPORTO