Gjatë të ditës së nesërme, pritet lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, të njoftohet nga presidenti Thaçi për afatin kushtetues të dekretimit për mandatarin e ri të Qeverisë së Kosovës.
Burime të IndeksOnline, mësojnë se nesër lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të ftohet nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për t’u njoftuar për dekretimin e mandatarit të ri të Qeverisë.
Nga momenti i mandatimit nga presidenti Thaçi, kreu i Vetëvendosjes ka afatin ligjor prej 15 ditësh që para deputetëve të Kuvendit të Kosovës të propozojë përbërjen e kabinetit qeveritar e që në afate kohore i bie jo më larg se data 10 janar 2020.
Kjo thirrje vjen menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës ditën e enjte ku kryetar i kuvendit është zgjedhur Glauk Konjufca.